Mungesa e periudhave apo çrregullimi i ciklit menstrual mund t’i ndodhë çdo femre.
Shumë gra përjetojnë periudha të parregullta për një periudhe të gjatë dhe ky është një fakt për t’u shqetësuar.
Në cikle menstruale anormale, hormonet e grave janë të ndikuara nga një sërë faktorësh që prekin sistemin trupor.
Hipotalamusi, hipofiza, veshkat, tiroidet janë gjëndra të cilat punojnë së bashku për të ndihmuar në balancimin e hormoneve të natyrshme dhe për pasojë në rregullimin e ciklit menstrual.
keni një cikël të rregullt dhe pa dhimbje çdo muaj, kjo është një shenjë që hormonet janë të balancuara dhe sistemi riprodhues është duke punuar siç duhet.
Kur keni cikël menstrual të parregullt ose të shoqëruar me dhimbje do të thotë se nivelet e hormoneve ose mungojnë ose janë shumë të larta.
Kur një femre i ndalohet për një periudhë kohore cikli menstrual, quhet “amenorreja” dhe ky është një faktor që duhet të shqetësoheni. Hormonet e parregullta dhe amenorreja janë të lidhura me kushte të tilla si rreziku për osteoporozë, sëmundje të zemrës dhe komplikime të tjera hormonale.
Shkaqet e përbashkëta për periudha të parregullta
Niveli i lartë i stresit:
Kur jeni nën gjendjen e stresit për një periudhë të gjatë kohore, trupi harxhon energji dhe kjo bën parandalimin e ovulacionit.
Kjo gjendje mund të shkaktojë keqfunksionim të veshkave, që pengon prodhimin e estrogjenit dhe hormoneve të tjera riprodhuese.
Çrregullimet e tiroides:
Tiroidet mund të jenë shkaku i problemeve lidhur me pabarazitë hormonale. Gjëndra tiroide konsiderohet si pjesë thelbësore e sistemit endokrin dhe kontrollon kryesisht metabolizmin dhe ndikimet e shumë hormoneve seksuale.
Problemet hormonale: këto lloj problemesh mund të çojnë në shtim në peshë, probleme të sheqerit në gjak, puçrra fytyre dhe në cikël menstrual të parregullt. Problemet hormonale mund të shkaktojnë edhe cist në vezore, gjë e cila sjell çrregullim ose mungesë të ciklit menstrual.
Kequshqyerja:
Një dietë e varfër me antioksidues, fibra, vitamina dhe proteina sjell çrregullim të periudhave. Konsumi i lartë i sheqerit, yndyrave të hidrogjenizuara dhe shtesave artificiale kontribuojnë gjithashtu në çrregullimin e tyre.
Humbja e peshës në mënyrë të shpejtë: nëse keni humbur peshë në mënyrë të shpejtë, trupi juaj ka më pak yndyra.
Yndyrat janë të rëndësishme për krijimin e estrogjenit dhe, nëse mungon, periudhat do të mungojnë ose do të jenë të çrregullta.
Pilulat kontraceptive: nëse përdoren për një kohë të gjatë e të pandërprerë do të kenë pasoja negative në ciklin menstrual.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...