Në kushte shtëpie mund të përgatisni maska të cilat do të zbehin njollat kafe.
Hiperpigmentimi i lëkurës, luhatjet hormonale, shtatzënia, dëmtimi nga rrezet e diellit e shumë faktorë të tjerë kontribuojnë në formimin dhe shfaqjen e njollave kafe. Këto të fundit nuk janë asgjë më shumë sesa melanina e përqëndruar në një sasi më të madhe në zona të caktuara. Ky problem i lëkurës mund të shfaqet jo vetëm në fytyrë por edhe në krahë, qafë e këmbë, por duket se zona e fytyrës është ajo më shqetësuesja.
Përpos trajtimeve të specializuara në qendra estetike, vetë ju në kushte shtëpie mund të përgatisni maska të cilat jo vetëm do të njëtrajtësojnë pigmentin e lëkurës por do të zbehin njollat kafe sikur këto most ë ishin shfaqur kurrë.
Lëng limoni
Acidi citric i gjendur tek limoni ka fuqi zbardhuese dhe jo vetëm që trajton hiperpigmentimin e lëkurës, por promovon dhe rigjenerimin e qelizave të reja e të shëndetshme. Me ndihmën e një pambuku aplikoni lëngun e limonit direkt në lëkurë dhe lëreni për 20 minuta.
Lëng qepe
Komponimet e squfurit që gjenden në një qepë kanë vetinë të njëtrajtësojnë ngjyrën e lëkurës. Përveç kësaj i qepës ushqen qelizat dhe nxit rritjen e shëndetshme të tyre. Përzieni një lugë uthull molle dhe një lugë lëng qepe dhe aplikojeni në fytyrë për 20 minuta.
Vitamina E dhe vitamina C
Këto njihen ndryshe si vitaminat e fytyrës. Mjafton të aplikoni direkt në lëkurë xhelin e vitaminës E apo pluhurin që përftoni nga shtypja e disa kokrrave vitaminë C dhe do të shihni përmirësime të dukshme brenda një kohe të shkurtër.
Patate te prera në copë
Për shkak të enzimës së quajtur katekolazë, patatet mund të njëtrajtësojnë tonin e lëkurës. Merrni një fetë të trashë patate dhe lageni me disa pika ujë para se të fërkoni lëkurën tuaj për të paktën pesë minuta. Është një metodë e sigurtë që mund të bëhet tre deri katër herë çdo ditë për një muaj ose dy.
Përzieni pak shafran Indie me lëng limoni dhe aplikojeni në lëkurë për 20 minuta. Ky trajtim mund t’ju japë rezultate më të dukshme nëse e bëni këtë çdo ditë para se të bëni dush.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...