Google ADS

‘Sulltanesha Hyrrem’ në festivalin e Kanës, shikoni sa shumë ka humbur peshë ajo

00:16 | 19 Maj 2018
Trina Galanxhi

Festivali i 71-të i filmit në Kanë edhe këtë vit ka mbledhur emrat më të njohur nga bota e artit.

Në mesin e aktorëve që morën pjesë në këtë festival ishte edhe aktorja e njohur turke, Meryem Uzerli.

Famën më të madhe, Meryem e kishte arritur me rolin e Sulltaneshës Hyrrem në serialin turk, “Sulltani i Madhërishëm”.

Aktorja kishte marrë pjesë në festival për disa ditë radhazi, ndërsa ajo që u ka rënë në sy të gjithëve është pesha që ajo ka humbur.

Meryem është transformuar tërësisht pasi ka humbur kilet e tepërta, ndërsa ka bërë edhe fryerjen e buzëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme