Policia e Floridës ka qëlluar dhe lënë të plagosur një person të armatosur që bërtiste kundër presidentit Trump në hyrje të resortit të tij në Miami.
Personi, i identifikuar si 42-vjeçari Jonathan Oddi është dërguar në spital pas shkëmbimit të zjarrit.
Gjatë incidentit për fat të mirë nuk ka pasur viktima, por një oficer policie ka pësuar një dëmtim fizik. Motivet e veprimit të 42-vjeçarit janë ende të paqarta.
Mediat amerikane raportojnë se ai po fliste dhe po bërtiste për presidentin dhe në një moment ka kapur flamurin amerikan në hyrje të kompleksit për ta hequr atë.
Nga verifikimet e bëra ka rezultuar se i dyshuari është një instruktor fitnesi me prejardhje nga Afrika e Jugut dhe jeton në një apartament pranë resorit të Trump.
Yamal: Nuk ka rëndësi kush është në finale, ne duam titullin
Deklaratat e Trump për Groenlandën, OKB: Sovraniteti dhe int...
Mbi 1.5 milion njerëz mbesin pa energji elektrike në Kalifor...
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se...
Napoli interesohet për Zhegrovën, mirëpo Lille nuk e lëshon ...
Katër thasë me monedha ari dhe argjendi gjenden të fshehura ...