Urinimi i fëmijëve në shtrat gjatë natës, shkaktarët dhe trajtimi

22:56 | 18 Maj 2018
A. B.

Lagia e shtratit apo urinimi i pavullnetshëm natën është zakonisht një problem i vogël, i cili kur trajtohet gabimisht, mund të shndërrohet në problem më të madh.

Sipas OBSH, është e rëndësishme që të përmendet se fëmijët e sapolindur lagin shtratin dhe pothuajse asnjë adoleshent nuk e bën.
Ashtu sikundër të mësuarit e të ecurit dhe të folurit janë fazë normale e zhvillimit, kështu është edhe të mësuarit për të njohur, ndërkohë që fle, që keni një fshikëz të mbushur dhe keni nevojë të ngriheni për të urinuar. Se kur kjo ndodh ndryshon nga një fëmijë tek tjetri. Rreth 60% e fëmijëve parashkollorë janë të thatë gjatë natës, dmth nuk urinojnë.

Arsyeja që disa fëmijë marrin më shumë kohë se të tjerët për të mos urinuar gjatë natës vie ndoshta si pasojë e gjumit të thellë.
Mjekësia këshillon, me përjashtim të rasteve të rralla të problemit fizikiz siç janë infeksionet, komplikimet dibaet-ike, apo problemet mekanike me fshikëzën, duhet të kërkohen.

Kur lagia e krevatit fillon pas një kohe relativisht të gjatë mos urinimi
Kur lagia e krevatit në mëngjes kalon moshën 3-4 vjeçare
Kur lagia e krevatit ndodh gjatë natës pas moshës 6-7 vjeçare.

Shumë njerëz mendojnë që shkaqet emocionale janë përgjegjëse për lagien e krevatit, por kjo shpesh nuk është e saktë, me përjashtim të episodeve të shkurtra që mund të përkojnë me ardhjen e një fëmije në jetë, kalimin në një shtëpi të re, se ngjarjeve të tjera që mund të shkaktojnë ndjenja të përkohshme ose pasigurie tek fëmija.

Si ndikon tek fëmijët e lagura e shtratit?

Tek fëmijët e rritur, një ndihmë mund të jetë e nevojshme pasi lagia e shtratit mund të pengojë në disa zhvillime normale sociale, si psh. të qëndruarit gjatë natës me mqitë apo të ftuarit e miqve për të qëndruar tek to.

Trajtimi i lagies së shtratit

Shumë metoda të ndryshme janë orvatur të trajtojnë lagien e krevatit. Një terapi e suksseshme është sistemi i alarmit të lagies së shtratit, që zgjon fëmijën kur duhet bërë urinimin. Kjo është e nevojshme për disa fëmijë.

Ilaçet do të ndihmojnë disa fëmijë që nuk i përgjigjen alarmit të lagies së shtratit. Një opsion është ilaçi i quajtur desmopresin acetat, e cila mund të jepet si një sprej hunde. Ajo funksionon nëpërmjet reduktimit të volumit të urinës që prodhohet gjatë natës. Ajo tenton të punojë mirë për një afat të shkurtër, si psh. për kampet e shkollave, por duhet të përdoret me kujdes. Flisni me doktorin tuaj për më shumë informacione për ilaçet që mund të jenë të përshttshme për fëmijën tuaj.

Është e rëndësishme për të mos u bërtitur fëmijëve që lagin shtratin. Ata nuk e bëjnë atë me qëllim dhe janë aq të etur për ta larguar këtë aq sa janë edhe prindërit e tyre./gazeta shneta

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme