Cila është e ardhmja e FSK-së? Flet gjenerali Rrahman Rama

22:09 | 18 Maj 2018
Arbresh.info

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral lejtnant Rrahman Rama, ndodhet në Washigton për një takim me shefin e Byrosë së Gardës Kombëtare Amerikane, gjeneralin Joseph L. Lengyel. Në Gardën Kombëtare në Shtetet e Bashkuara, bëjnë pjesë forcat rezerviste të ushtrisë.

Vizita e Ramës vjen në një kohë kur në Kosovë është rikthyer çështja e shndërrimit së Forcës së Sigurisë në ushtri. Pak ditë më parë, kryeministri Haradinaj tha se vendi nuk do të presë pa kufi, por do të veprojë drejt krijimit të ushtrisë së Kosovës, edhe pa ndryshime kushtetuese. Në qeveri është dorëzuar projektligji për ndryshimin e misionit të kësaj force.

Kjo nuk është hera e parë që depozitohet një projekt-ligj i tillë, raporton Zëri i Amerikës. Miratimi i tij kërkon votën e pakicës serbe, që deri tani e kundërshton projekt-ligjin. Partnerët strategjikë të Kosovës, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, i kanë bërë thirrje Kosovës, që formimi i ushtrisë të bëhet vetëm përmes ndryshimeve kushtetuese.

Për ta parë intervistën kliko KËTU

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme