Imami Goga tregon rastet kur agjërimi mund të jetë joproduktiv

21:45 | 18 Maj 2018
Arbresh.info

Imami Enes Goga ka folur për muajin e Ramazanit.

Goga në T7 ka treguar se si agjërimi mund të jetë joproduktiv.

“Objektivi kryesor i Ramazanit është që çdo agjërues të provojë nëpërmjet agjërimit të tij të arrij të prekë devotshmërinë dhe devocionin”, tha Goga.

‘Ky është objektivi që duhet të synojë çdo agjërues. Në të kundërtën nëse një agjërues nuk arrin dot me e prekë devotshmërinë dhe ai me e pasë një vetëkontrol mbi vetëveten e tij në plotni jo vetëm në aspektin fizik, jo vetëm në aspektin shpirtëror jo vetëm në aspektin psiqik por në tërë qenien e tij ai me e pa dhe përjetu që agjërimi e ka prekë atë. Ai e përjeton atë. Nëse kjo nuk arrihet prej agjërimit atëher ai lloj i agjërimit që në të mbetet vetëm etja dhe uria është një agjërim shumë i zbehtë, është shumë joproduktiv për mos me thënë se është i pafrytshëm në plotni”, shpjegoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme