Gianluigi Buffon përmes një letre të postuar në rrjetet sociale, u ka dhënë lamtumirën tifozëve të Juventusit.
Portieri italian pak ditë më parë njoftoi se do të largohet nga Juventusi në fund të këtij sezoni, pa treguar të ardhmen.
Buffon pas 17 vitesh, ka vendosur të largohet nga Juventusi, ku përmes një letre iu është drejtuar tifozëve të kësaj skuadre.
Në letrën e tij, Buffon falënderon tifozët e Juventusit, me të cilët thotë se së bashku kanë përjetuar emocione të veçanta.
“Faleminderit për secilin prej jush. Secili prej jush ka ndihmuar për të bërë çdo moment të jetës sime të veçantë në të zezë dhe të bardhë”, nis letra e Buffon.
“Një jetë që është bërë një lëkurë e dytë. Një lëkurë që e kam veshur, dashur dhe respektuar”, ka vazhduar ai
Shkrumbohet një banesë në Lushnje
Agjenti konfirmon rikthimin e Mario Balotellit në Serie A
Britania dhe Kina japin shenja pajtimi gjatë vizitës së krye...
Femra vendosni: Këto janë karakteristikat kryesore të mashku...
Ushqimet për një fytyrë pa rrudha
Kurti në Paris, fton kompanitë franceze që të investojnë në ...