Jo rrallë Kuvendi i Kosovës kaloi nga roli që ka. Sharje, fyerje e besa edhe grushte shkëmbyen mes vete deputetet e legjislaturave të ndryshme.
I pari incident që kishte ndodhur, ishte ai në vitin 2008 në mes të ministrit të Ministrisë së Transportit dhe Post-Telekomit, Fatmir Limaj dhe ish zv.ministrit Naser Osmani.
Më vonë Naser Osmani kishte shprehur keqardhje për momentet dhe shprehjet që kishte përdorur.
Por shprehje të ngjashme e nganjëherë edhe më rënda u përdorën në legjislaturën e radhës.
Ky incident në vitin 2011 mes Bekim Haxhiut dhe Florin Krasniqit, sikur paralajmëroi një tjetër me përmasa më të renda.
E nisur si debat një zënkë mes Latif Gashi dhe Bekim Haxhiut të PDK’së me deputetët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimin dhe Florin Krasniqin, përfundoi në sulm fizik.
E rezultati i asaj zënke Bekim Haxhiu u paraqit në një intervistë me vetullën pak të ënjtur duke sqaruar se çka ndodhi.
E më të relaksuar ishin paraqitur Rexhep Selimi e Florin Krasniqi .
Megjithatë ky i fundit nuk do vazhdonte më mandatin e tij si deputet e Kamishit me të do t`i binte të ballafaqohej veç në gjyq!
Mirëpo edhe pa prezencën e Florin Krasniqit në Kuvend, Vetëvendosja nuk do rrinte fort rehat në Kuvend.
Por jo me grushte; me vezë e gaz lotsjellës.
Kuvendi ishte shndërruar në një vend ku bëhëj shoe thuajse në ccdo seancë dhe ishin të rralla seancat që s`u dilte tymi .
Megjithatë shpesh edhe u nxorën jashtë deputetët që nuk ishin të disiplinuar e nuk është që trajtohëshin edhe mirë nga sigurimi i Kuvendit .
Debatet vazhdonin duke nxjerrë në pah shpesh të kaluarën e njeri-tjetrit e shpesh kishte edhe kërcënime , megjithatë , asgjë serioze !
Një zënkë që gati sa nuk u shndërrua në një përleshje grupesh kishte ndodhur edhe javë më parë kur Vetëvendosje e PDK kishin mësyrë njëra-tjetrën.
Liburn Aliu e Memli Krasniqi u acaruan më njëri tjetrin më pas kjo u vazhdua nga Xhelal Sveçla e Nezir Cocaj…prapë asgjë serioze .
E tash vonë, janë rikthyer bisedat e ashpra.
Anton Quni e Xhavit Haliti, ani pse u përmbajtën nga sharjet e tepruara , ata personalizuan kohët e fundit kuvendin për disa minuta , teksa i pari e quan këtë të dytin perfetsues të fondeve të luftës.
Por kaq butë nuk u soll edhe Arben Gashi të enjten me Xhavit Halitin.
Duket se Arbeni i LDK’së dhe deputetët tjerët kanë harruar një porosi që më herët kishin marrë nga kreu i Kuvendit.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?