Çağatay Ulusoy është njëri nga aktorët më të kërkuar nga kinematografia turke.
Ditë më parë, në mediet turke kishte bërë bujë lajmi për arrestimin e tij dhe aktores shqiptare, Gizem Kacara, pasi u janë gjetur lëndë narkotike, shkruan lajmi.net.
Siç raportojnë mediet turke, dy aktorët janë dënuar me katër vjet e dy muaj burg, por ka gjasa që dënimi të ulet.
Megjithatë, hallet nuk përfunduan me kaq për aktorin Çağatay Ulusoy, sipas “CNNturk” regjisori i serialit ku ai po luante rolin e Sarpit, ka ndërprerë bashkëpunimin me aktorin.
Kujtojmë që një prej filmave ku Ulusoy kishte fituar famë të madhe edhe jashtë trojeve të Turqisë, ishte “Delibal”.
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor