Pavarësia e Kosovës është çështje e mbyllur dhe Serbia duhet ta pranojë këtë realitet. Kështu është shprehur zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj në konferencën e organizuar në Zagreb me temën “Përvoja e Shteteve të Ballkanit në zgjidhjen paqësore të konflikteve”.
Republika e Kosovës, Limaj thotë se marrëdhënie shumë të mira me vendet fqinjë, dhe është e përkushtuar të ketë edhe me Serbinë.
Numri dy i qeverisë së Kosovës në fjalën e tij ka thënë se është koha që edhe Serbia të luajë rol konstruktiv dhe të pranojë realitetin e krijuar në Kosovë, si parakusht dhe mundësi për rajonin që të ecë përpara.
“Çështja e pavarësisë së Kosovës është temë e mbyllur dhe këtë e di e gjithë bota. Është koha që edhe Beogradi të reflektojë dhe ta pranojë këtë realitet. Me këtë veprim vlerësoj se Beogradi do t’i ndihmonte edhe vetes. Të drejtat e minoriteteve, përfshirë atij serb, janë të garantuara në Republikën e Kosovës, por Serbia duhet të heqë dorë nga pretendimet territoriale”, ka thënë ndër të tjera Limaj në këtë konferencë.
Më tutje, Limaj ka thënë se Serbia duhet të heqë dorë nga pretendimet ndaj Kosovës dhe se koha e shkëmbimeve territoriale ka përfunduar.
“Koha e pretendimeve territoriale dhe e shkëmbimeve të territoreve ka përfunduar. Janë teza të rrezikshme dhe as që duhet të konsiderohen si opsion. Këto teza kanë çuar në luftëra të përgjakshme në vitet e 90-ta. Koha është që të gjithë së bashku t’i japim mundësi rajonit që të integrohet në familjen e madhe evropiane”, thuhet ndër të tjera në llogarinë e Limajt në ‘Facebook’.
Pas daljes, Burimi i dërgon mesazh nga studio banores: Ti je...
Begaj dënon sulmin në kanalin e Ibër Lepencit: Akte terroris...
Gjuriq për shpërthimin në Ibër Lepenc: Serbia është e gatshm...
Vetura godet dy këmbësore në Vushtrri
Gjendet pa shenja jetë një burrë në parkingun e QKUK-së
Qorolli: Sulmi në Zubin Potok është i ngjashëm me atë që Rus...