Në mbrëmjen e datës 12 maj, në Policinë e Prizrenit është iniciuar rasti “Person i zhdukur” në bazë të deklaratave të familjarëve të cilët thonë se viktima, Marjan Ghugja, nga Prizreni i vitlindjes 1948 është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur dhe se nga ajo ditë ende nuk dihet asgjë për vendin ku ndodhet.
“Në ditën kritike, viktima ka pasur të veshur një xhaketë ngjyrë kafe dhe pantallona të zinj. Besohet se i njëjti ka probleme shëndetësore me harresën”, thuhet në njoftimin e Policisë së Prizrenit.
Tutje thuhet se Drejtoria Rajonale Policisë se Prizrenit kërkon ndihmë nga qytetarët të cilët mund të kenë ndonjë informatë sado të vogël ta informojnë stacionin më të afërt policor ose në telefon në numrin 192.
Foto e viktimës
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...