Pas lojës së famshme Yanni ose Laurel? Reagon Dua Lipa

17:38 | 18 Maj 2018
A. B.

Kohëve të fundit bëri bujë të madhe në rrjetet sociale.

Loja e fundit e cila i bëri të dyshimtë njerëzit anë e mbanë është nëse jeni duke dëgjuar Yanni apo Laurel, shkruan lajmi.net.

Kjo bëri që shumë nga njerëzit të kenë mosmarrëveshje, pasi që jo nga të gjithë ishte përgjigja e njëjtë, madje për këtë reaguan edhe fytyrat e njohura publike.

Ylli botëror, Dua Lipa përmes një postimi që ka shpërndarë në Instagram ka disa fjalë për të thënë rreth kësaj.

“Për të gjithë ata që pyesin nëse është Yanny dhe për të gjithë ata që dëgjojnë Laurel, kanë nevojë për një ekzorcist”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Dua Lipa ka thyer rekord me këngën e fundit “One Kiss”, e cila vazhdon të mbetet në top 10 në Britani.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme