Butrint Imeri nuk ka të ndalur, ‘Ma Cherie’ për dy ditë mbi 2 milion klikime

13:40 | 18 Maj 2018
Arbresh.info

Derisa të tjerët nuk mund ta bëjnë me vite, këngëtari i talentuar kosovar Butrint Imeri këtë e bën brenda 24 orëve.

Butrinti para dy ditësh erdhi me projektin e tij më të ri muzikor ‘Ma Cherie’, këngë e cila brenda orës u shndërrua në hit, ndërsa po dëgjohet ngado.

Kjo këngë në kanalin ‘Youtube’ për dy ditë ka arritur të klikohet mbi 2 milion herë. Një sukses ky i padiskutueshëm që e tregon edhe talentin e suksesin e tij të madh si këngëtar, shkruan Indeksonline

Ndryshe klipi i kësaj këngë është realizuar në Cali të Kolumbisë, që sjellë një ambient të mrekullueshëm e plot ngjyra, duke iu përshtatur edhe stinës së verës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme