Google ADS

Lirohet nga spitali ish spiuni i helmuar Sergei Skripal

13:49 | 18 Maj 2018
Arbresh.info

Ish spiuni rus  Sergei Skripal është liruar nga spitali, dy muaj pasi ishte helmuar me një agjent nervor.

66 vjeçari është gjetur pavetëdije në një park në Salisbury me 4 mars, me vajzën e tij Yulian, transmeton portali arbresh.info.

Ata ishin dërguar në spitalin e qarkut të Salisbury në njësinë e kujdesit intensiv, ku edhe u stabilizuan nga ekspozimi i agjentit nervor novichok.

Vajza e tij ishte liruar me 9 prill dhe është vendosur në një lokacion të sigurt.

Ndërkohë Policia Metropolitane ka bërë të ditur se hetimi ndaj sulmit është duke vazhduar./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme