Bill Gates, sipërmarrësi dhe filantropi miliarder, ka pohuar se Donald Trump e ka pyetur dy herë për dallimin mes HIV-it dhe HPV-së, dhe se dinte gjëra “të frikshme” për pamjen e bijës së Gates.
Komentet janë xhiruar në një takim të Fondacionit Bill dhe Melinda Gates, ku Gates pranoi pyetje nga stafi, sipas MSNBC, që transmetoi pamjet të enjten.
Gates i tha audiencës që Trump kishte takuar vajzën e tij Jennifer, që tani është 22 vjeçe në një shou të kuajve në Florida, transmeton portali arbresh.info.
“Dhe pastaj rreth 20 minuta më vonë ai fluturoi në një helikopter në të njëjtin vend”, tha bashkë-themeluesi i Microsoft. Ishte e qartë që ai kishte shkuar me makinë, por ai donte të bënte një hyrje të madhe me një helikopter”.
Gates është takuar për herë të parë në Nju Jork në dhjetorin e vitit 2016.
Ata u takuan sërish në marsin e vitit të shkuar në Shtëpinë e Bardhë. Gates tha se në këto dy takime, Trump e kishte pyetur për dallimin në mes të HB-it dhe HPV-së.
“Në të dyja rastet ai donte të dinte nëse kishte dallim në mes të HIB dhe HC, kështu që unë isha në gjendje t’ia shpjegoj që këto dyja rrallëherë ngatërrohen me njëra tjetrën”.
Human papilloma virus (HPV) prek lëkurën dhe membranat e lagështisë. HPV mund të shkatojë probleme të tilla si verrucave, lythat gjenitale dhe ndryshimet e qelizave abnormale në qafën e mitrës.
Kurse Human immunodefiency virus (HIV) sulmon sistemin imunitar. Infektimi me HIV mund të çojë tek Aids, megjithatë diagnostikimi i hershëm dhe trajtimi mund të mos lejojë zhvillimin e Aids-it./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...