Google ADS

Moti në Shqipëri

09:22 | 18 Maj 2018
Arbresh.info

Mbi territorin e Shqipërisë do ketë kryesisht kthjellime në zonat veriore, por kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme do të ketë në Jug dhe pjesërisht në zonat Qendrore.

Orët e pasdites shtojnë vranësirat në të gjithë territorin, por më të dendura në zonat Jugore duke sjellë shira të dobët dhe të izoluara në Juglindje të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, por rritje me të paktën 2°C sjellin orët e mesditës; më e ndjeshme në Ultësirën Perëndimore.

Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Juglindor ndërsa në det dallgëzimi mbetet 2 ballë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme