Mediat bullgare citojnë Kryeministrin danez, Lars Løkke Rasmussen, të ketë thënë se nuk mendon se do ta mbështetë nismën për zgjerimin e Bashkimit Evropian (BE), në Samitin e qershorit.
“Jo, nuk mendoj se do ta mbështet këtë nismë. Ne duhet të jemi të sinqertë në lidhje me këtë çështje”, ka deklaruar Rasmussen.
Sipas tij, BE-ja nuk duhet t’i përsëritë gabimet, duke përmendur edhe bisedimet për anëtarësim të Turqisë në BE.
Me këtë, Danimarka de fakto futet në grup me Francën dhe Holandën, të cilat shprehim rezerva serioze rreth zgjerimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor, ku Serbia dhe Mali i Zi, i kanë filluar bisedimet, kurse Shqipëria, Maqedonia e Turqia janë vende kandidate, dhe presin të marrin një datë për të filluar bisedimet./Telegrafi/
Mbahet sot akademi përkujtimore për njëvjetorin e rënies së ...
Në njëvjetorin e rënies heroike, Kurti viziton sot familjen ...
Njëvjetori i sulmit terrorist në Banjskë dhe rënia heroike e...
Moti sot me diell e vranësira, pritet të ketë edhe riga shiu
Kosova pjesë e marrëveshjes së ShBA-së për inteligjencë arti...
BE ankesë në OBT ndaj Kinës