Sulmuesit e Arsenalit dhe Manchester United janë lënë në rezervë, ndërsa Dimitri Payet gjithashtu nuk do të jetë në udhëtimi në Rusi.
Didier Deschamps i ka lënë yjet e Premier Ligës Anthony Martial dhe Alexandre Lacazette jashtë skuadrës së Francës për Kupën e Botës, me Dimitri Payet, Adrien Rabiot dhe Kingsley Coman gjithashtu nuk janë përfshirë, transmeton portali arbresh.info.
Anësori i Bayern Munichut Coman është në listën rezervë së bashku me Rabiot, Martial dhe Lacazette, por Payet është tërësisht jashtë, pasi që kapiteni i Marseille u lëndua.
“Ai ishte një kandidat serioz për listën”, Deschamps u tha gazetarëve kur u pyet për Payet ndërsa ai zbuloi skuadrën e tij.
“Ai luajti gjysmën e parë të finales së Europa League dhe situata e tij u përkeqësua. Koha mesatare e rimëkëmbjes për këtë lloj dëmtimi është tre javë për tu përshtatur. Por, pasi është muskulor, ka një rrezik të konsiderueshëm për çështje të mëtejshme. Për fat të keq për Dimitrin, nuk do të jetë e mundur”.
Laurent Koscielny është një tjetër emër i madh që mungon për shkak të lëndimit, ndërsa Steven N’Zonzi, Benjamin Pavard dhe Lucas Hernandez janë ndër zgjedhjet e befasishme të bëra nga Deschamps.
Një tjetër përjashtim i dukshëm është sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema, i cili është ngrirë nga skuadra që nga viti 2015 pas rolit të tij të dyshuar në shantazhimin e shokut të skuadrës Mathieu Valbuena. Megjithatë, Deschamps thotë se nuk ka arsye për të thirrur përsëri 30-vjeçarin.
Franca nis garën në Kupën e Botës kundër Australisë më 16 qershor, përpara se të përballet me Peru dhe Danimarkë në ndeshjet e mbetura të grupit C./Arbresh.info/
Skuadra e plotë:
Portierë: Alphonse Areola (PSG), Hugo Lloris (Tottenham), Steve Mandanda (Marseille);
Mbrojtësit: Lucas Hernandez (Atletico Madrid), Presnel Kimpembe (PSG), Benjamin Mendy (Manchester City), Benjamin Pavard (Stuttgart), Adil Rami (Marseille), Djibril Sidibe (Monaco), Samuel Umtiti (Barcelona), Raphael Varane (Real Madrid);
Mesfushorë: N’Golo Kante (Chelsea), Blaise Matuidi (Juventus), Steven N’Zonzi (Sevilla) Paul Pogba (Manchester United), Corentin Tolisso (Bayern Munich).
Sulmues: Ousmane Dembele (Barcelona), Nabil Fekir (Lyon), Olivier Giroud (Chelsea), Antoine Griezmann (Atletico Madrid), Thomas Lemar (Monaco), Kylian Mbappe (PSG), Florian Thauvin (Marseille).
Rezervat: Wissam Ben Yedder (Sevilla), Kingsley Coman (Bayern Munich) Benoit Costil (Bordeaux), Mathieu Debuchy (Saint-Etienne), Lucas Digne (Barcelona), Alexandre Lacazette (Arsenal), Anthony Martial (Manchester United), Adrien Rabiot (PSG), Mamadou Sakho (Crystal Palace), Moussa Sissoko (Tottenham), Kurt Zouma (Stoke City – on loan from Chelsea).