Edhe pse Gjykata e Apelit ka më shumë se tetë muaj që ka kthyer në rigjykim rastin ndaj Enver Sekiraqës, procesi gjyqësor në këtë rast ende nuk është caktuar. Mbrojtësja e Sekiraqës, avokatja Kosovare Kelmendi, thotë se ky rast është zvarritur shumë dhe kërkon që sa më shpejt të caktohen seancat e këtij procesi, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Gjykata Themelore në Prishtinë pritet që gjatë muajit qershor t’i caktojë seancat e para gjyqësore në procesin e rigjykimit ndaj Enver Sekiraqës.
Kështu të paktën ka deklaruar për “Zërin” vetë kryetari i trupit gjykues në këtë rast Shashivar Hoti.
Ky ka thënë se seanca e parë e rigjykimit në procesin ndaj Sekiraqës pritet të caktohet gjatë muajit qershor.
“E kemi në plan ta caktojmë në qershor dhe do t’ju njoftojmë për datën”, ka thënë shkurt gjyqtari Hoti.
Rasti i Sekiraqës ishte kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit në tetor të vitit të kaluar dhe zvarritja e rifillimit të këtij procesi ka bërë që mbrojtësja e Sekiraqës, avokatja Kosovare Kelmendi, të bëjë kërkesë për përshpejtimin e fillimit të këtij procesi gjyqësor./Zëri/
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...