Modelja e njohur Kendall Jenner është përfshirë në një aksident trafiku gjatë festivalit të filmit në që po mbahet në Kanë.
Sipas revistës ‘Page Six’, modelja ishte detyruar të anulonte pjesëmarrjen në eventin e modës për bamirësi të organizuar nga Naomi Campbell, shkruan arbresh.info.
Ylli i serisë ‘Keeping Up With the Kardashians’ raportohet që nuk ka marrë lëndime trupore.
Kendall do ishte duke shkuar drejt pjesëmarrjes në tepihun e kuq përkrah modeleve tjera Bella Hadid, Natalia Vodinova dhe Winnie Harlow, po një gjë e tillë ishte e pamundur.
22 vjeçarja po merr pjesë në festivalin e filmit në Kanë dhe deri me tani ka pasur disa paraqitje mbresëlënëse të cilat edhe këtë herë tërhoqën vëmendjen mediatike./Arbresh.info/
100 mijë euro këshilltarit, nënkryetari i të rinjve të AAK-s...
Kumbaro: Shqipëria në syrin e Condé Nast Traveller është des...
Kosova vazhdon stërvitjet për dy sfidat e nëntorit
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa