Për shkak se qytetarët e Kosovës ende nuk mund të lëvizin pa viza në vendet e Bashkimit Evropian, shumë të rinj gjejnë rrugë të tjera për të mos e pasur problem pajisjen me një vizë.
Madje ka të rinj që kohëve të fundit po aplikojnë për të marrë nënshtetësinë e Serbisë.
Një gjë po është kuptuar se po u mundësohet në komunën e Graçanicës dhe të Novobërdës ku ende punohet sipas ligjeve të Serbisë, shkruan gazetametro.net.
Ndërkaq, Haradinaj sot, në Samitin e Sofjes ka biseduar për liberalizimin e vizave për kosovarët.
“Secili vend e ka një kërkesë të menjëhershme – Kosova e ka liberalizimin e vizave. Bisedova edhe me Presidentin e Francës, Macron, jo me kancelaren Merkel, por këshilltaren e saj. Ka ardhë koha që Kosovës t’i jepet lëvizja e lirë”.
“Isha direkt aq sa munda që t’iu them se kemi nevojë për përkrahjen e juaj në këtë temë. Mendoj që institucionet e BE-së brenda javës do të na pranojnë zbatimin e të gjitha kritereve, pastaj janë vendet veç e veç, proces që mund të marrë edhe disa muaj”, është shprehur Haradinaj.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...