Google ADS

Wolfsburg e fiton betejën e parë të barazhit për mbetje në Bundesligë

23:37 | 17 Maj 2018
Arbresh.info

Wolfsburg e ka fituar ndeshjen e parë të barazhit për mbetje në Budesligë pasi që ka mposhtur me rezultat 3-1, skuadrën e Holstein Kiel

Wolfsburg do të shkon në Kiel me një avantazh prej 3-1 pasi që ka mposhtur me këtë rezultat Holstein Kiel në Volkswagen Arena.

Skuadra Bruno Labbadia ka qenë më e mirë që nga fillimi i kësaj ndeshje.

Goli i parë u shënua nga ish sulmuesi i Liverpool Divock Origi në minutën e 13, por Kiel u kthye në lojë pasi që barazuan rezultatin në 1-1 nga Schindler në minutën e 34’të.

5 minuta para se të përfundoi pjesa e parë Wolfsburg shënoi golin e radhës së epërsisë. ‘

Kësaj radhe golashënues ishte Josip Brekalo.

Në pjesën e dytë u shënua vetëm një gol dhe ai ishte prapë në dobi të Wolfsburgut.

Golin e tretë për Volksburg e shënoi Yunus Malli në minutën e 56’të.

Wolfsburg pritet që të hënën të shkojë në Kiel, ku shpreson që ta ruaj këtë epërsi që do ta mbante skuadrën edhe për sezonin e ardhshëm në Budesliga.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme