Google ADS

Putin takohet me Bashar al-Assad

22:56 | 17 Maj 2018
Trina Galanxhi

Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një takim me kreun sirian Bashar al-Assad në Soçi, tha zëdhënësi i ngarkuar presidencial Dmitri Peskov. Të dy udhëheqësit kryen negociata “të gjera”, shtoi ai.

Ndërsa dy presidentët biseduan për kushtet që do të lehtësonin zhvilimin e procesit të paqes, kreu sirian tha se ai kishte vendosur të dërgonte një delegacion në një komision të ngarkuar për të rishkruar kushtetutën e Sirisë, e cila u mbrojt nga OKB-ja, transmeton portali arbresh.info

Marrëveshja për krijimin e komitetit kushtetues ishte një nga rezultatet kryesor të kongresit të paqes së Soçit të mbajtur në janar të këtij viti. Pjesëmarrësit e kongresit ranë dakord më 30 janar për të ngritur komitetin kushtetues në Gjenevë dhe për të mbajtur zgjedhje demokratike në Siri./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme