Duke komentuar mbi Bosnje dhe Hercegovinën që aktualisht është në krizë të një emigrimit, analisti politik Andjelko Kozomara për mediat serbe ka parashikuar se kriza nuk do të tregojë shenja të zmbrapsjes në të ardhmen e afërt.
Me rrugën e Ballkanit përmes Greqisë, Maqedonisë, Serbisë, Hungarisë dhe Kroacisë që u mbyllën për refugjatët në vitin 2016, Bosnja është kthyer në një rrugë alternative për shumë emigrantë, transmeton portali arbresh.info
Sipas analistiti politik, Andjelko Kozomara rivendosja e rrugëve të emigrantëve në Bonjë dhe Herzegovinë synon që të kthejë Bosnjën në një bazë për ata “njerëz të mjerë që duan të hyjnë në BE”.
“Asgjë nuk ndodh aksidentalisht dhe spontanisht. Emigrantët thonë se ata udhëzohen dhe se është një plan special për të ndihmuar ata”, tha ai.
Ai kujtoi se emigrantët në kryeqytetin e Bosnjës Sarajevë preferojnë të qëndrojnë në parqet qendrore të qytetit dhe jo në qendrat e refugjatëve.
Nga ana tjetër, Republika Srpska e ka bërë të qartë që nuk e ka ndërmend të pranojë më shumë emigrantë.
Kosomora shtoi se Bosnja mund të bëhet një bazë për refugjatët, sepse ky shtet i paqëndrueshëm dhe pa sovranitet “administrohet nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe BE, si dhe nga një numër ambasadash të huaja”.
Deri me tani, rreth 4 mijë emigrantë janë të bllokuar në Bosnje, pasi komisioneri i Këshillit të Europës për të drejtat e njeriut, Dunja Mijatoviç, u kërkon autoriteteve të vendit që të bëjnë më shumë për të ballafaquar me problemin.
Europa ka përjetuar krizën më të keqe të emigracionit në historinë e saj, me më shumë se 110 mijë emigrantë dhe refugjatë që kanë arritur në vendet e BE-së përmes detit./arbresh.info/
Media rumune i quan gjeste të turpshme disa nga veprimet e f...
Ndërprerja e ndeshjes Rumani – Kosovë, Pacolli: Koret ...
Zelensky: Lufta do të përfundojë më shpejt me ardhjen e Trum...
Inspektorati i Punës kryen kontrolle në qendra të masazheve
Huliganët rumunë kanë hedhur gjësende të forta edhe policia ...
Zvicra ndalet nga Serbia, Spanja merr fitore të madhe në Dan...