Presidenti francez Emmanuel Macron tha të enjten se “tani është koha për vendime” dhe se “Franca është duke pritur që Gjermania t’i përgjigjet propozimeve të tij për reforma gjithpërfshirëse në BE”.
Duke folur në samitin e liderëve të BE-së në Sofie, Macron shprehu padurim me mosveprimin në reformat që ai ka propozuar të cilat përfshijnë thellimin e bashkimit bankar dhe monetar të bllokut, transmeton portali arbresh.info
I pyetur mbi ngritjen e euroskepticizmit në Itali, Macron tha nuk është e mjaftueshme që të dihej për koalicionin që duket se do të formohet nga Lëvizja 5 Yje dhe Liga e ekstremit të djathtë.
Pavarësisht nga qeveria që del në Itali, Macron tha se “kjo do të përforcojë vendosmërinë time që të udhëheqim dhe të vazhdojmë tutje me projektin europian”.
“Ne kemi një afat dhe këtë e kemi vendosur me kancelarin gjerman dhe pres përgjigjje nga gjermanët. Franca ka bërë propozime, Franca ka bërë reforma dhe pastaj Franca ka pritur. Vera e ardhshme është një moment i së vërtetës”, tha Macron.
Macron tha se ai e konsideronte fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale franceze si një fitore për qëndrimin e tij integrues në Europë.
Por ai gjithashtu paralajmëroi se Europa është në rrezik të humbasë mbështetjen popullore nëse nuk është në gjendje të marrë vendime, duke vënë në dukje zgjedhjet e ardhshme europiane./arbresh.info/
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...