Konstrukti i fortë nga metali me fibra karboni, ndihmoi shumë për t’i shpëtuar jetën shoferit
Besoni ose jo, por pas minutës së 20 në videon e postuar më poshtë, e tëra që shihni janë mbetjet e McLaren 720S, transmeton Telegrafi. Çfarë është edhe më e pabesueshme, është që shoferi dhe ndonjë shoqërues i tij, u largua pa lëndime, me vetëm ndonjë gërvishtje. Aksidenti i vrazhdë, ka ndodhur gjatë një gare në Nevada të Shteteve të Bashkuara, që e la makinën angleze të dërmuar dhe të shfrytëzueshme vetëm për metal skrapi.
Si në shumicën e aksidenteve të supermakinave, shkaktari kryesor është shpejtësia. Shenjat që mbetën në asfalt, tregojnë se shoferi hyri në kthesë më shpejtë se që duhet, doli në shiritin tjetër dhe u rrotullua poshtë. Bazuar në dëmet në veturë, supozohet se u rrotullua disa herë para se të binte në rrota. Meqë 720S e ka konstruktin nga metali i fortë me fibra karboni, bëri që të mos thyhet dhe shpëtoi drejtuesin e makinës.
Ekspertët që dolën në terren, nuk e gjetën askënd pranë veturës, ndërsa asnjë pikë gjaku apo mbetje tjera njerëzore, duke lënë të kuptohet, aty nuk ndodhi asnjë lëndim. Shpëtimi i të pranishmëve brenda është konsideruar si mrekulli, duke pasur parasysh përplasjen e fuqishme dhe terrenin nëpër të cilin kaloi. Pos që është një tregim i frikshëm, nuk dihet çfarë e bëri pronarin ta braktisë makinën.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...