Google ADS

Reagimi i Shpend Ahmetit pas miratimit të Ligjit për Prishtinën

19:01 | 17 Maj 2018
Arbresh.info

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas miratimit të Ligjit për kryeqytetin.

Ahmeti përmes llogarisë së tij personale në ‘Facebook’ ka thënë se ky Ligj e bën Prishtinën si kryeqytet me status të veçantë e me kompetenca shtesë.

Postimi i plotë:

Sot, pas shumë viteve, Prishtina u bë me ligj. Edhe pse jo sipas të gjitha kërkesave tona, Ligji e bën qytetin tonë zyrtarisht Kryeqytet me status të veçantë e me kompetenca shtesë. Falenderoj të gjithë deputetët që e votuan ligjin. Urime Prishtinë!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme