Google ADS

Tsipras: Qëllimi i përbashkët është të ketë zgjidhje deri në Samitin e BE-së

17:20 | 17 Maj 2018
Arbresh.info

Unë besoj se kemi kaluar një pjesë të madhe të rrugës, por ka ende rrufë për të kaluar, tha kryeministri grek Alexis Tsipras në një konferencë për shtyp në Sofje dhe shtoi se ende nuk jemi në një pozicion që të flasim për një marrëveshje.

“Ne jemi duke shqyrtuar hap pas hapi të gjitha detajet. Ne nuk jemi, ende nuk jemi në gjendje të flasim për një marrëveshje. Do të ketë hapa të mëtejshëm. Një synim i përbashkët është të kemi një rezultat përpara samitit në fund të qershorit dhe disa ditë përpara samitit të ministrave të jashtëm evropian”, tha Tsipras në një konferencë shtypi në Sofje, ndërsa e përcjell gazeta greke Kathimerini, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai, gjithashtu, tregoi se qëllimi është që të arrihet marrëveshje e cila do të jetë e qëndrueshme. Në lidhje me emrin për të cilin kanë biseduar a është Maqedonia e Epërme, Tsipras tha se ekzistojnë shumë propozime, disa alternativa, por asgjë nuk është dakorduar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme