Gruaja më me ndikim në botë në industrinë e teknologjisë, Esther Dyson pas pak ditësh vjen në Kosovë. Kështu e quajti “The New York Times” edhe pse ajo vet pëlqen të minimizojë rolin e saj në këtë fushë.
Më 9 gusht ajo do të jetë në Prizren, në DOKU:TECH, ku do të shpjegojë gjithçka rreth punës që ajo bënë në këtë fushë, transmeton arbresh.info.
Dyson, një ish gazetare dhe analiste e teknologjisë në “Wall Stret”, është filantrope dhe udhëheqëse e EDventure Holdings, si dhe është ndërmarrëse dhe investuese që kontrakton në tregjet dhe teknologji në zhvillim e sipër.
Interesat e saj përfshijnë teknologjinë informative, kujdesin shëndetësor, aviacionin privat dhe udhëtimet hapësinore. Pikërisht për këto do të tregojë se si bëhen në mënyrën më të mirë.
Tani ajo ka një qëllim, t’i mësoj njerëzit të jetojnë shëndetshëm dhe synon fluturimin në hapësirë. Ajo është trajnuar për kozmonaute.
Në DOKU:TECH “Vizionarja digjitale” siç e quajnë të gjithë, ka shumëçka të ju mësojë për teknologjinë, ngase është nxitëse e disa emrave të mëdhenj të teknologjisë dhe pasurimit nga ky proces.
Ajo vet ka deklaruar se ka shumë gra ‘të tmerrshme’ që merren me teknologjinë, duke aluduar tek koleget e saj sa i përket kësaj fushe.
Dyson përveç tjerash është investitore dhe anëtare e bordit në shumë kompani të njohura si Square, Evernote, 23andMe, Meetup, XCOR Aerospace, Yandex, Flickr dhe shumë të tjera.
64 vjeçarja, që pak kush e ka fatin të dëgjoj se si ka arritur deri këto, ka pranuar të jetë në Kosovë, e pritet të shpjegojë edhe pse pranoi të vinte.
Sot Esther Dyson investon në bizneset e reja dhe është një nga gratë e pakta në këtë fushë. Sipas një studimi të kryer në vitin 2011, vetëm 11 për qind e investuesve janë femra.
DOKU:TECH është konferenca më e madhe rreth teknologjisë që mbahet në Kosovë dhe ka lindur si rrjedhojë e bashkëpunimit mes IPKO Foundation, Dokufest dhe SHARE Foundation dhe tashmë në edicionin e dytë të organizimit bën zyrtarisht prezantimin e disa prej folësve kryesor që janë liderë botëror në teknologji./arbresh.info.
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’