Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se Kombet e Bashkuara janë ‘shembur’ kur përballen me forcat izraelite të sigurisë, pas vrasjes së më shumë se 60 palestinezëve në Rripin e Gazës.
Duke folur në kryeqytetin turk, Ankara, Erdogan e përshkroi OKB-në si të “mbaruar”, për shkak të mungesës së përgjigjes ndaj përdorimit të vazhdueshëm të forcës vdekjeprurëse nga Izraeli, transmeton portali arbresh.info.
Të hënën, forcat izraelite vranë më shumë se 60 protestues palestinezë përgjatë rrethojës së Gazës me Izraelin, ndërsa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën si pjesë e Marshit të Madh të Kthimit dhe kundër hapjes së ambasadës amerikane në Jerusalem.
Më shumë se 2.700 të tjerë u plagosën kur ushtarët gjuanin municion të gjallë dhe gaz lotsjellës tek ata që ishin mbledhur.
Erdogan akuzoi Izraelin për “tirani” dhe tha se Turqia do të evakuojë të plagosurit nga Gaza, ku objektet spitalore thuhet se janë në një pikë të kolapsit./Arbresh.info/
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...