Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka organizuar sot një takim me përfaqësuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës si dhe federatat sportive të cilat zhvillojnë aktivitete sportive në vendin tonë.
Takimi ka për qëllim prezantimin e standardeve dhe procedurave të financimit të organizatave sportive nga ana e MKRS-së.
Në takim u prezantuan edhe raporti përshkrues i projektit/programit lidhur me zhvillimin e politikave programore në sport si dhe dokumentet e reja përcjellëse të cilat federatat duhet t’i plotësojnë për mënyrën e re të financimit të tyre. Me theks, përfaqësuesit e organizatave sportive u udhëzuan se si duhet plotësuar raportet vjetore për blerjet mbi 500 euro.Ministri Kujtim Gashi, i cili mori pjesë në hapjen e takimit u shpreh se këtë organizim e konsideron si ngjarje të rëndësisë së veçantë për sportin dhe të arriturat sportive në Republikën e Kosovës.
“Të arriturat dhe sukseset që po i arrijnë sportistët tanë dita-ditës, na bëjnë që të ndihemi krenar të gjithëve, andaj edhe vlerësimi dhe shpërblimi për të dalluarit (laureatët) ka kuptim të veçantë”, ka vlerësuar ministri Gashi, i cili ka theksuar se si ministër dhe si MKRS do të angazhohen maksimalisht në mbështetje të sportit në përgjithësi.“Përkushtimi ynë institucional është dinamizuar kohëve të fundit në shumë drejtime, duke i kushtuar vëmendje të posaçme edhe rregullimit të sferës ligjore e cila do të ndikojë dukshëm në rritjen e cilësisë së sportit. Zbatueshmëria e legjislacionit në fuqi, plotësim-ndryshimi i shumë rregulloreve dhe akteve tjera janë tregues i qartë se ne jemi të përkushtuar në përmirësimin esencial të kësaj fushe të rëndësishme”, tha ministri.Ministri Gashi ka folur edhe për rritjen e buxhetit në sport dhe investimet kapitale ku MKRS për vitin 2018 ka paraparë shumë investime.“Janë dhjetëra miliona investime kapitale të planifikuara për këtë vit vetëm në fushën e sportit, për të cilat jam i bindur se do të ndikojnë dukshëm jo vetëm në përmirësimin e kushteve për sportistët e vendit tonë”, ka thënë për fund ministri, duke u zotuar se mbështetja financiare e institucionale për sportin nuk do të mungojë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...