Google ADS

Thaçi ngushëllon familjen dhe miqtë e ish-deputetit Kujtim Paçaku

14:39 | 17 Maj 2018
Arbresh.info

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se me pikëllim mori lajmin për vdekjen e ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Kujtim Paçaku.

Thaçi përmes një statusi në Facebook nga Sofje ku po merr pjesë në Samitin e vendeve të BE-së, ka thënë se vdekja e parakohshme e tij është humbje e madhe, përcjell Arbresh.info.

Postimi i tij i plotë:

Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e ish deputetit të Kuvendit të Kosovës, intelektualit dhe poetit të komunitetit rom, Kujtim Paçaku.

Vdekja e parakohshme e Kujtim Paçakut është humbje për familjen, miqtë dhe komunitetin e tij, të cilin e përfaqësoi denjësisht.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Paçaku! HTH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme