Google ADS

Demenca nuk është një diagnozë!

13:49 | 17 Maj 2018
Arbresh.info

Demenca nuk është një sëmundje specifike. Demenca është një term i përgjithshëm që tregon se mendimi dhe kujtesa janë mjaft të dëmtuara saqë funksionimi i përditshëm është i komprometuar, siç është vështirësia me pazaret ushqimore, përgatitja e ushqimit ose përdorimi i telefonit.

Dhimbjet e kokës, sigurisht, mund të shkaktohen nga faktorët fizik, të tilla si: tensioni i muskujve ose migrena, apo nga gjërat që janë shumë më serioze, siç është goditja ose tumori i trurit. Në mënyrë të ngjashme, demenca mund të shkaktohet edhe nga faktorë që janë biologjikë, simungesa e vitaminave ose çrregullimi i gjëndrës tiroide ose nga çrregullime më serioze, siç është sëmundja e Alzheimerit ose çrregullimet e tjera neurologjike.

Demenca shkaktohet nga dëmtimi i qelizave të trurit. Kjo dëmton aftësinë e qelizave të trurit për të komunikuar me njëra-tjetrën. Kur qelizat e trurit nuk mund të komunikojnë normalisht, të menduarit, sjellja dhe ndjenjat mund të dëmtohen (Budson, 2018). Llojet e ndryshme të demencës lidhen me lloje të veçanta të dëmtimit të qelizave të trurit në rajone të veçanta të trurit.

Për shembull, në sëmundjen Alzheimer, nivelet e larta të proteinave të caktuara Brenda dhe jashtë qelizave të trurit e bëjnë të vështirë për qelizat e trurit të qëndrojnë të shëndetshme dhe të komunikojnë me njëra-tjetrën (National Institute of Aging, 2007).

Sëmundja e Alzheimerit përbën 60 deri në 80 % të rasteve. Demenca vaskulare, e cila shfaqet pas një goditje, është lloji i dytë më i shpeshtë i demencës. Por ka shumë kushte të tjera që mund të shkaktojnë simptoma të demencës, duke përfshirë disa që janë të kurueshme, siç janë: problemet e tiroides dhe mangësitë e vitaminave.

Demenca shpesh përmendet gabimisht si “ndjeshmëri” ose “harresë e moshës”, e cila pasqyron besimin e përhapur por jo të saktë se rënia e rëndë mendore është një pjesë normale e plakjes. Studimet e fundit, tregojnë se ekzistojnë mundësi të hulumtimit për disa shkaqe të demencës. Përshembull, medikamente të reja po zhvillohen që mund të jenë në gjendje të heqin në të vërtetë pllakat amiloid e që vrasin qelizat e trurit në sëmundjen Alzheimer./revistapsika

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme