Është bërë lanësimi i softuerit për pagesë online të policave të sigurimeve kufitare për bashkatdhetarët, shkruan arbresh.info.
Në këtë ceremoni, Kryesuesi i Delegacionit Teknik për bisedime për fushën e sigurimeve dhe Karton te Gjelbër, Rrahim Pacolli ka kërkuar nga qeveria Haradinaj që nga muaji Qershor të paguaj shpenzimet kufitare për bashkatdhetarët.
“Nga sot ka filluar pagesa për policat kufitare online, unë kërkoj nga qeveria Haradnaj të veproj qysh kemi vepruar për vitin 2013 me Luginën të veproj edhe për bashkatdhetarët. Ti paguaj qeveria shpenzimet për bashkatdhetarët”, është shprehur Pacolli.
Po ashtu Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi tha se kjo do t’i lehtësoj procedurat të gjithë personave që do të kalojnë përmes kufirit.
“Softueri për lëshimin online të policave të sigurimit është një punë e cila është realizuar dhe është diçka mjaftë e mirë dhe do të jetë lehtësuese për Diasporën”, tha ministri Gashi.
Ndërsa Dardan Gashi zëvendëskryeministër dhe Ministër i Ministrisë së Diasporës tha se është një ditë e veçantë e ne veçanti për diasporën.
“Ky është një lajmë mjaftë i mirë e ne veçanti për diasporën e cila tash nuk ka më nevojë qe ti marrin policat ne kufi por mund ti marrin online”, tha Gashi.
E Blerim Pushkolli, nga Byroja e Sigurimeve të Kosovës, tregoj procedurat e aplikimit për blerjen e polices online.
Për ti blerë policat Kufitare bashkatdhetarët duhet të hynë në faqen e BSK-së dhe të regjistrohen pastaj ti bëjnë pagesat në bankë./Arbresh.info/
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...