Google ADS

Humb jetën një 27 vjeçar në paraburgim, familja thotë se e mbyti policia

12:50 | 17 Maj 2018
Arbresh.info

Enea Ftoi është 27 vjeçari nga Korça i cili ka humbur jetën në qelinë e paraburgimit.

Mësohet se ai ishte arrestua dy ditë më parë për “vjedhje me dhunë”.

Sipas policisë i riu u gjet i pajetë në ambientet e paraburgimit.

Vdekja dyshohet të jetë natyrale. I riu ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe ka qenë i dënuar më herët për vjedhje. Ai u arrestua dy ditë më parë pasi i rrëmbeu nga qafa varësen një qytetareje. Bëhet me dije se trupi i pajetë i tij ndodhet në morgun e qytetit.

Ndryshe nga policia, familjarët akuzojnë efektivët për ngjarjen pasi sipas tyre djalin ua kanë rrahur në komisariat.

Por ata shkojnë edhe më tej duke pretenduar se i kanë shkaktuar vdekjen me gjilpëra.

“Tre efektive policie e dhunuan gjatë arrestimit në flagrancë në Pazarin e qytetit. Kemi folur në telefon dhe na tha që ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Na e vrau djalin policia. Nuk ishte i sëmurë. Ishte përdorues heroine. Të marrë masa shteti, ose do t’i marrim vetë”, tha babai i tij./Express

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme