Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është lideri i parë i periudhës së pas pavarësisë që ka folur në një Samit të BE-së, i cili, pas atij të Selanikut është më i rëndësishmi për perspektiven evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Pasi kanë folur nikoqirët e këtij Samiti dhe liderët e BE-së, fjalën e ka marrë presidenti Thaçi, i cili fillimisht e ka konfirmuar mbështetjen e Kosovës për deklaratën e BE-së dhe Agjendën Prioritare të Sofjes.
Thaçi ka thënë se nëse vërtet duam një ndikim të qëndrueshëm në afrimin e rajonit, kjo duhet të nënkuptojë edhe heqjen e barrierave të ndryshme të pranishme aktualisht edhe për Kosovën.
Kurti: Në qeverisjen tonë, komuniteti egjiptian ka qenë përf...
Asani para ndeshjes me Çekinë: Nuk ka rëndësi kush shënon, t...
Zelenskiy thotë se Ukraina duhet të bëjë gjithçka për t’i dh...
Makina përplas një këmbësor në Elbasan
Lajmi i mirë për Shqipërinë, Gjeorgjia dhe Ukraina ndajnë pi...
‘Turneu i Ndryshimit’ arrin edhe në Istog, Abdixhiku: Si gji...