Pala e akuzës kërkon dënimin e Nikolla Gruevskit dhe Gjoko Popovskit, në lidhje me lëndën e PSP-së, “Tanku”, respektivisht për blerjen e Mercedesit prej rreth 600 mijë eurove.
Sipas akuzës, është e qartë se kompania Mak Auto Start është favorizuar, pasi që ka qenë përfaqësuesi i përgjithshëm për veturat Mercedes, dhe se me kushtin që vetura të servisohet vetëm te një automekanik i autorizuar, e ka përjashtuar konkurencën, sepse vetëm kjo kompani është e autorizuar.
Akuza thotë se oferta është parapërgatitur para se të procedohet, dhe se shkëmbimi i postës elektronike tregon që vetura ishte parapërgatitur për Maqedoninë.
Akuza konsideron se paratë për Mercedesin janë harxhuar në formë jo të arsyeshme, për shkak të mënjanimit të konkurencës./Telegrafi
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë
Kurti për tunelin që do ta lidhë Prizrenin me Tetovën: Së sh...
Kurti: Me Maqedoninë e Veriut nuk kemi mosmarrëveshje
Baerbock: Vendimi i SHBA-së për armë me rreze të gjatë për U...
Mashtrimet me kriptovaluta/ Detaje të reja nga operacioni me...
Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedoni...