Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka marrë me dhimbje lajmin për vdekjen e ish-deputetit Kujtim Paçaku.
Veseli ka shkruar në Facebook se Kujtimi ishte zëri më autentik i qytetarëve rom të Kosovës, përcjell Arbresh.info.
Postimi i tij i plotë:
Me dhimbje mora lajmin për vdekjen e Kujtim Paçakut, deputet shumë vjeçar në Kuvendin e Kosovës nga komuniteti rom. Me angazhimin e tij të sinqertë politik, me kulturën e pasur prej poeti që posedonte, Kujtimi ishte zëri më autentik i qytetarëve rom të Kosovës dhe na ka nderuar të gjithëve. Ngushëllime familjes së tij, miqëve, bashkëpunëtorëve dhe gjithë pjestarëve të komunitetit rom në vendin tonë./Arbresh.info
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin