Google ADS

Gashi: KFOR-i e konsideron Karaqevën nën juridiksionin e Serbisë

11:15 | 17 Maj 2018
Arbresh.info

Banorët e fshatit Karaqevë ka disa muaj që kanë shprehur shqetësimet e tyre për prezencën e forcave policore serbe në këtë territor.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës i ka dërguar pyetje parlamentare ministrit të Punëve të Brendshme, Bejtush Gashit në lidhje më këtë rast, raporton Arbresh.info.

Ministri Gashi në përgjigjen e tij ka thënë se përgjegjësinë për mbikëqyrje të kufijve e ka KFOR-i dhe sipas ministrit KFOR-i e konsideron atë pjesë nën juridiksionin e Serbisë dhe lejon prezencën e policisë serbe atje ndërsa ndalon patrullimin nga Policia e Kosovës.

“Kjo është një çështje e rëndësishme dhe e pazgjidhur e që më është trashëguar. Përgjegjësia për mbikëqyrjen e pikave kufitare me Serbinë është ende në mandatin e KFOR-it. KFOR-i mendon se ajo pjesë e Karaqevës është nën juridiksionin serb. Kjo pjesë e kufirit dhe këto fshatra janë pa praninë e Policisë së Kosovës që nga viti 2014. Në këtë territor janë të vendosur disa xhandarmëri serbe”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, KFOR-i nuk i është përgjigjur kërkesave të ministrave të Punëve të Brendshme për të lejuar hyrjen e Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme