Apostolova: Të respektohet ligji për të drejtat e komunitetit LGBT

11:16 | 17 Maj 2018
V. S.

Me rastin e ditës ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhr Biphobisë, përfaqësuese të komunitetit LGBT kanë hapur një ekspozitë me fotografi ku temë e tyre është ” Kjo është Pse”, raporton Arbresh.info.

Blert Morina nga organizata CAL, tha se duhet të respektohen ky komunitet dhe mos të ketë diskriminim.

” 17 maji është festuar ne tërë boten dhe ashtu si në tërë boten edhe në Kosovë po festohet. Ne vendin tonë çdoherë janë kritikuar të gjitha organizatat të cilat kanë parakaluar apo kanë shprehur qëndrimet e tyre për këtë komunitet. Ne kërkojmë që ligjet e Kosovës të respektohen më këtë të respektohet edhe komuniteti LGBT dhe të merren parasysh kërkesat tona e mos të diskriminohemi në vazhdimësi”.

Këtë ekspozitë e ka vizituar Shefja e Zyrës së BE-së, Natalija Apostolova. Ajo tha se kjo është e rëndësishme dhe duhet te u respektohen të drejtat e këtyre personave.

” Me këtë aktivitet konfirmohet se janë duke u bere përpjekje qe te   mbrohen të  dhe respektohen te drejtat e komunitetit LGBT  në Kosovë. Edhe pse ligjet janë të mira në Kosovë,  ato lenë shume për te dëshiruar ne aspektin e zbatimit dhe duhet te zbatohen te gjitha ligjet te cilat kane brenda tyre edhe këtë grup te shoqërisë. Nuk duhet qe këta persona te diskriminohen dhe te fyhen, por duhet te respektohet vendimi dhe jeta e tyre”, tha Apostolova.

Ndërsa ambasadori i SHBA-së ne Kosovë,  Greg Delawie tha se jam këtu për të ju ofruar mbështetjen e SHBA-se  këtij  komunitetit.

” Është jetike që të mbështetet ky komunitet nga të gjithë, kamë ardhur për të ju dhënë mbështetjen këtij grupi për të drejtat e tyre. Është shkelje e të drejtave themelore të njeriut nëse ne i diskriminojmë apo i fyejmë personat të komuniteteve të caktuara, do te duhet te përkrahet dhe te respektohet komuniteti i LGBT-së. Kosova  ka përparuar ne këtë aspekt duke e ndryshuar qëndrimin karshi këtij komunitetit dhe ne do ti mbështesim vazhdimisht qe te rrespektohet e drejta e tyre ne mënyrë qe të përmirësohet  gjendjen e tyre”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme