Deputeti i AKR-së, Islam Pacolli ka shprehur sot në seancën e Kuvendit të Kosovës shqetësimin e tij në lidhje me rrugën nga Veterniku deri në hyrje të Graçanicës e cila siç tha është ndarë në dy pjesë për tu ndërtuar.
Pacolli ka thënë se nuk e ka të çartë pse është ndarë e nuk është dhënë komplet rruga që të punohet, raporton Arbresh.info.
Sipas tij, me këtë veprim po shkelen qytetarët.
“Rruga që është prej urës së Veternikut deri në hyrje të Graçanicës, është ndarë në dy pjesë, punohet shkel e shko. Pse është ndarë e nuk është dhënë komplet rruga në tërësi që të punohet nga fillimi deri në përfundim. Unë me të vërtetë jam shumë i shqetësuar sepse krejt kjo punë që është ndarë është 500 e diçka metra. Pjesa tjetër kur kryhet?”, ka thënë Pacolli.
Sipas tij, ajo zonë është anashkaluar në tërësi./Arbresh.info
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër