Deputeti i PDK-së, Nait Hasani në seancën e sotme të Kuvendin të Kosovës ka kërkuar nga organet e drejtësisë në Kosovë por edhe nga përfaqësuesit e dialogut Kosovë-Serbi që të ngritin aktakuzë për personat që vranë dhe maltretuan të burgosurit në burgun e Dubravës.
Hasani ka thënë se janë 120 persona të vrarë në atë burg e që sot nuk është i dënuar askush, raporton Arbresh.info.
Ai ka drejtuar kritika në adresë të institucioneve të drejtësisë në Kosovë.
“Unë kërkoj që ky dialogu për pajtim t’i kemi ato mundësit ti themi që të ngrisin akuza ndaj këtyre personave. Një krim kërkon të heshtet, pse kërkon të heshtet? Vetë Serbia po kërkon t’i zbuloj krimet ndërsa organet tona asgjë nuk kanë bërë. Ata të burgosur që janë vrarë atje, vetëm mund t’ju themi pushoni të qetë sepse drejtësia në Kosovë nuk po bën asgjë”, ka thënë Hasani.
Ai ka shtuar se 600 të burgosur kanë qenë para plumbit, 120 janë vrarë e disa të tjerë janë plagosur./Arbresh.info
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...