Kourtney Kardashian tronditi të gjithë me paraqitjen e saj të fundit.
Ajo u paraqit e veshur me një triko që kushton një mijë dollarë, duke u takuar me mikun e saj, Harry Hudson, shkruan Daily Mail, transmeton arbresh.info.
39 vjeçarja veshi një triko ngjyrë të zezë dhe të bardhë të Fendi që shitet 990 dollarë në Beverly Hills të Kalifornisë.
Nëna e tre fëmijëve së bashku me trikon kishte kombinuar një palë xhinse të zeza, ndërsa flokët e saj të zeza ishin të lëshuara poshtë shpinës.
Kardashian u pa teksa po merrte një përqafim të ngrohët nga muzikanti 24 vjeçar Harry.
Kourtney dhe motra e saj, Kendall Jenner, 22 vjeç, u panë këtë muaj në koncertin e Harry në The Troubador në West Hollywood.
Kendall postoi një fotografi nga prapaskena e koncertit të Harry duke mbajtur një shishe uiski Jack Daniels./Arbresh.info
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...