Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën plenare në të cilën do të shqyrtojë një varg projektligjesh dhe pritet të debatojë për tema të ndryshme.
Këto janë pikat e rendit të ditës:
Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
Koha për pyetje parlamentare,
Shqyrtimi i Vendimit të Presidentit të Republikës së Kosovës për kthimin e Ligjit nr. 06/L-016 për shoqëritë tregtare,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-028 për tatimin në të ardhurat personale,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-029 për tatimin në të ardhurat e korporatave,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-037 për tatimin në vlerën e shtuar,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Kryeqytetin e Republikës së Kosovës/Prishtinën,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për mbrojtjen e konsumatorit,
Shqyrtimi i Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (PKZMSA) 2018-2022,
Shqyrtimi i Strategjisë shtetërore të ujërave në Kosovë 2017-2036,
Shqyrtimi i Planit të veprimit për biodiversitetin 2016-2020,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2017,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2017,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për ndihmë juridike falas për vitin 2017,
Propozimi i Grupit Parlamentar të AAK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare,
Zgjedhja e dy anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,
Propozim-rezoluta për heqjen e Romingut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë,
Propozim-rezoluta për hapjen e tërësishme të kontrollit për hyrje/daljet e shtetasve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikave të kalimit kufitar në Vërmicë, Qafë Prush dhe Qafë Morinë,
Debat parlamentar në lidhje me të drejtat e punëtorëve dhe adresimin e papunësisë në Republikën e Kosovës, sipas kërkesës së GP të LVV,
Debat parlamentar në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për unifikimin e pikave doganore ndërmjet tyre, sipas kërkesë së deputetit Visar Ymeri, mbështetur edhe nga 11 deputetë,
Debat parlamentar në lidhje me kartonin e gjelbër, sipas kërkesës së deputetit Faton Topalli, mbështetur edhe nga 11 deputetë,
Debat parlamentar në lidhje me gjendjen jo të mirë të rinisë kosovare, sipas kërkesës së deputetit Fidan Rekaliu, mbështetur edhe nga 5 deputetë.
Krasniqi: Raporti i Progresit është përgjithësisht negativ, ...
“Xuxi mezi po merrte frymë”, Sara qanë teksa kujton ndodhitë...
Përurohet rruga që lidh fshatrat e Kosovës me të Shqipërisë,...
Rrustem Mustafa për AKI-në: Bëjeni punën tuaj, mos u habitni...
95 të vdekur nga përmbytjet vdekjeprurëse në Spanjë
Projektbuxheti për vitin 2025 do të jetë 3.6 miliardë euro, ...