Pavarësisht se nga 1 gushti, me një udhëzim të ri administrativ, Administrata Tatimore e Kosovës ka paraparë që të gjitha pikat e derivateve të naftës të pajisen me arka të veçanta fiskale me qëllim të shmangies së evazionit fiskal, një gjë e tillë nuk po gjen zbatim, shkruan Zëri.
Përfaqësues të Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës kanë thënë se vazhdojnë të kundërshtojnë rifiskalizimin me arsye se operatorët po mbajnë çmime jashtëzakonisht të larta. Ata thonë se derisa të mos ketë operatorë të tjerë nuk do t’i përgjigjen thirrjes për rifiskalizim.
Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve, ka thënë se mosfutja e operatorëve të rinj ka bërë që shumica e tyre të mos i binden thirrjes që të rifiskalizohen deri më 1 gusht.
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë