Fanatikët e ISIS-it kanë kërcënuar me prerje koke Lionel Messin e Cristiano Ronaldo në posteret e reja, ku paralajmërohet për sulme në Kupën e Botës.
Dy superyjet janë në një foto të shtrirë në fushën e blertë me dy luftëtarë duke ia mbajtur kokën e prerë, transmeton portali arbresh.info.
Mbi foto është mbishkrimi i publikuar në Telegram, “toka do të mbushet me gjakun tuaj”.
Në posterin e dytë është një militant duke e mbajtur një mjet shpërthyes në një stadium. Mesazhi në të është: ‘Fifa Kupa e Botës Rusia 2018 – fitorja do të jetë e jona’.
I ashtuquajturi Shteti Islamik prej kohësh bën kërcënime të tilla ndaj personaliteteve dhe ngjarjeve madhore në botë.
Ai është përgjegjës për një mori sulmesh terroriste ku mbetën qindra njerëz të vdekur nëpër kryeqendrat e Evropës./Arbresh.info/
Tiranë: Gruaja tenton të rrëmbejë 2-vjeçaren, arrestohet
Trepça fiton derbin lokal, Prishtina e Re ‘shkatërron’ Vjosë...
Izraeli nis hetimet pasi ushtarët e tij u filmuan duke hedhu...
Maqedonci krenar dhe i emocionuar me betimin e 20 kadetëve t...
Prishtina merr fitore të madhe ndaj Dukagjinit
Raya zbulon sekretin për dy pritjet magjike natën e mbrëmshm...