Kthimi i regjisorit danez Lars von Trier në Festivalin e Filmit të Kanës rezultoi në kontroversitet, pasi që filmit i tij i ri, The House That Jack Built (Shtëpia që Jack ndërtoi), shkaktoi largime masive.
Kjo shënon paraqitjen e parë të von Trier në këtë festival që nga viti 2011, kur në një konferencë shtypi tha se i “dhimbsej Hitler” që çoi në ndalim shtatë-vjeçar, transmeton portali arbresh.info.
Filmi i tij, ku luajnë Matt Dillon dhe Uma Thurman ka të bëjë me një vrasje masive të një vrasësi serik përgjatë disa dekadave.
Regjisori i Kanës, Thierry Frémaux, tha se filmi paraqiste “një temë kaq të diskutueshme”, sa që mund të shfaqej vetëm në një vend jashtë konkurrencës në festival.
Variety raportoi se më shumë se 100 njerëz u larguan nga shfaqja e The House That Jack Built për shkak të përmbajtjes “të neveritshme” të filmit.
Skena që duket se ka nxitur shumicën e largimeve është një në të cilën karakteri i Dillon qëllon dy fëmijë në një piknik familjar në kokë me një pushkë.
Filmi përfshin gjithashtu pamjet arkivore nga kampet e përqendrimit.
Regjisori i filmit i tha University Posts që ai nuk sheh ndonjë gabim në paraqitjen e dhunës eksplicite në filmat e tij.
“Jam kundër censurës së çfarëdoshme”, tha von Trier.
“Sipas mendimit tim, nëse mund ta mendosh duhet të jesh në gjendje ta tregosh”.
Reagimet e njerëzit kanë vazhduar edhe në rrjete sociale, ku shumë njerëz kanë treguar që janë larguar nga shfaqja e filmit për shkak të skenave./Arbresh.info/
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë