Një degë e Suntory Holdings Ltd do të pezullojë shitjen e dy markave kryesore të uiskit për shkak se nuk i përgjigjet rritjes së kërkesës brenda dhe jashtë vendit.
Spirits Suntory Ltd tha se do të ndalojë shitjen e uiskit “Hakushu” nga qershori dhe uiskit “Hibiki” nga shtatori. Nuk thuhet ende se kur do të fillojë shitja e markave përsëri.
Suntory, krijuesi i parë i uiskit në Japoni, nuk është në gjendje nuk është në gjendje të plotësojë kërkesën që është rritur gjatë dekadës së fundit, sidomos tek të rinjtë që e konsumojë shumë pijen.
Dërgesat e brendshme të uiskit janë më shumë se dyfishuar në 137.000.000 litra në vitin 2017 nga 60.900.000 litra në 2007, sipas Shoqatës Japoneze të Spirits & Liqueurs Makers.
Uiski japonez ka fituar kohët e fundit njohje në mbarë botën përmes çmimeve ndërkombëtare, duke nxitur rritjen e kërkesës në tregjet jashtë shtetit.
“Hibiki 21 Years Old” dhe “Hakushu 25 Years Old” nga Suntory kanë fituar çmime të mëdha në garat ndërkombëtare në vitet e fundit.
Avatanzhi strategjik i raketave amerikane me rreze të gjatë ...
Rama: Nis puna për rilindjen e Muzeut Arkeologjik të Korçës
Kurti viziton Rezidencën e Rugovës: Restaurimi po udhëhiqet ...
U ndalua për 48 orë polici që dyshohet se shkaktoi aksidenti...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe municione në Zveçan, dy...
Burimi tregon forcën me Anisën në shpinë – banorët shkrihen ...