Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar sot se procesi i ardhshëm për dialogun e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë nuk do të jetë fare i lehtë dhe askush nuk do të fitojë 100 për qind, duke theksuar se Kosova do ta ruajë integritetin dhe sovranitetin e vet territorial.
“Fundi i dialogut do t’i mundësojë Kosovës njohjen nga Serbia dhe anëtarësimin në OKB”, u ka thënë ai gazetarëve në Sofje, pas takimit me Federica Mogherinin.
Ai ka shtuar se me iniciativë të Mogherinit është mbajtur takimi i përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në të cilin është folur rreth hapave konkretë e konstruktivë në procesin e ardhshëm të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, në mënyrë që të ndërtohen marrëdhënie të mira fqinjësore, raporton FoNet, transmeton Koha.net.
“Jemi pajtuar që faza përfundimtare e dialogut të fillojë në të ardhmen e afërt me ndërmjetësimin e Mogherinit dhe përkrahjen e SHBA-së, e të shteteve tjera që duan të na ndihmojnë”, ka thënë Thaçi.
“Jemi të vetëdijshëm se askush nuk do të fitojë 100 për qind, por e sigurt është se Kosova dhe Serbia me arritjen e marrëveshjes detyruese ligjore do të bëhen pjesë e familjes evropiane”.
Thaçi po ashtu ka theksuar se është i sigurt se procesi do të përfundojë me fitore të të dy palëve, përkatësisht Kosova dhe Serbia do të kenë të ardhme konkrete evropiane, dhe nuk do të rrezikohet asnjëri nga këto dy shtete.
Asani para ndeshjes me Çekinë: Nuk ka rëndësi kush shënon, t...
Zelenskiy thotë se Ukraina duhet të bëjë gjithçka për t’i dh...
Makina përplas një këmbësor në Elbasan
Lajmi i mirë për Shqipërinë, Gjeorgjia dhe Ukraina ndajnë pi...
‘Turneu i Ndryshimit’ arrin edhe në Istog, Abdixhiku: Si gji...
Sylvinho përzgjedh formacionin anti-Çeki